Në fund të vitit 2022, borxhi që familjarët, bizneset dhe vetë shteti që i kanë ndër vite kompanisë së energjisë arriti në 80 mld lekë, një shifër kjo e konsiderueshme.
Për të adresuar këtë problem, OSHEE i është rikthyer skemës për të paguar detyrimet e prapambetura. Të gjithë ata familjarë apo biznese që janë debitor të energjisë elektrike, do të paguajnë nga 24 deri në 120 këste, në varësi të shumës.
Aktmarrëveshjet që do të lidhen me kompaninë OSHEE, do të kenë në fokus pagesën e detyrimeve të krijuara deri në fund të vitit 2022, ku do të përfshihen edhe dëmi ekonomik dhe kamatvonesat.
Risia e këtij viti është që për të gjithë debitorët biznes i vogël në rast se do të paguajnë me një këst të vetëm detyrimet, kamat-vonesat do të zerohen. Ndërsa për familjarët ato do të ulen me 70%.