Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur nëpërmejt telefonit një 38-vjeçare.
“Pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, policia ka arrestuarshtetasin G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r