Një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së një ashensori ka bërë që një shqiptar të përfundojë para drejtësisë. Besmur Idrizi, 27 vjeç, ka dhunuar barbarisht qenin e të dashurës së tij. Pamjet shokuese janë shpërndarë sot në mediat britanike, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur më 10 mars.
Video tregon Idrizin që godet papushim me shkelma qenin e urtë, ndërsa një tjetër qen qan në cepin e ashensorit. Ngjarja ka ndodhur në Essex, Britani e Madhe.
Dënimi i Idrizit më 18 mars dhe video e zbuluar i dha dhe fund marrëdhënies së tij me të dashurën… (javanews / r.a)