Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se zgjedhjet në Himarë duhet të shpallen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Fredi Belerin, por ky i fundit nuk është betuar si kryebashkiak dhe nuk e ka marrë mandatin.
“Nëse Fredi Beleri do ishte mandatuar dhe betuar si kryetar bashkie duhej respektuar prezumimi i Apelit por gjykata dhe qeveria është shprehur kundër betimit të Belerit. Beleri as nuk është betuar, as nuk është shkarkuar, nuk figuron askund si kryetar bashkie. Çfarë arsyeje kanë ata që të presin vendimin e Gjykatës së Apelit? Parimisht ai prezumohet i pafajshëm dhe vendimi i Apelit duhet pritur, por ligjërisht gjykata s’e ka lejuar të marrë mandatin e kryebashkiakut, këtu ka një konflikt kushtetues dhe këtu Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej nëse duhen shpallur zgjedhjet duke pritur vendimin e Apelit apo pa a pritur këtë vendim. Unë mendoj se do fitojë kohë për një zgjidhje me konsensus që nuk do vijë”, tha Spahiu.
/f.s