Gazetari Denis Dyrnjaja duke komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, si të përfshirë në grupin e kokainës në Xibrakë, 10 vite më parë, u shpreh i bindur se vëllai i kryeministrit nuk është përfshirë, ndryshe do ta nxirrnin autoritetet gjermane, ndërsa Bardhi e bën sot për të fituar politikisht.
“Është një hetim shumë i mirë i prokurorisë dhe është një hetim i bërë nga gjermanët. Ata nuk do ta kursenin se nuk do të kishin interes. Është një tablo që po përdoret politikisht.
E ka bërë Berisha prej 10 vjetësh e ka larë dhe tharë.
Pse po e bën Gazment Bardhi sot? Unë them se Gazment Bardhi po kërkon të bëhet lidership politik”-tha Dyrnjaja.
/a.r