Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi, foli për situatën politike në Himarë dhe dosjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë një debati me përfaqësuesin e PD në Himarë, Skerdjan Dhuli, analisti u shpreh se Greqia ka ndërhyrë përherë në punët e Shqipërisë.
Pjesë nga diskutimi:
Dhuli: Pse duhet të lëshojmë gjithmonë ne? Ky konsensusi që është bërë në vitin 2000, kandidati ka qenë i PS. Ishte kunati i Goros, Berisha vendosi ta mbështeste. Tani pse Rama nuk tha “jo këtë person, por vendosni dikë tjetër dhe do e mbështesim.”?
Çupi: Flasim për një shtet që ka dashur të pengojë punën e Shqipërisë.
Dhuli: Vetëm tre fshatra kanë 2 gjuhësi. Ndërhyrja e shtetit grek…
Çupi: Përherë ka ndërhyrë. Ka ndërhyrë në vitin 994.
Dhuli: Ça të bëjmë ne? T’ia lëmë Shqipërinë Edi Ramës. Rama, Belerin e donte kandidat nga PS. Dule e kishte aleat në 2013. Edi Rama i kishte aleat, në koalicion? Ka ndodhur diçka e pazakontë edhe në 2015. Unë kur u bë Censi u deklarova shqiptar, Jorgo Goro u deklarua grek.
/a.r