Nga Irena Beqiraj
Modeli i politikës ekspresive është shpjeguar më së miri nga Brennan dhe Lomasky në 1993.
Në një punim të plotë autorët përpiqet të shpjegojnë se: Argëtimi politik është një e mirë individuale; rezultatet politike janë të mira publike. Për këtë arsye , politika vazhdon të ofrojë kryesisht argëtim individual , edhe jo rezultate publike.
Ky model padyshim bazohet në faktin se thuajse në të gjitha fushat njerëzit kanë zhvilluar në mënyrë progresive zakonin e të menduarit, “pro” ose “kundër” dhe më pas ata kërkojnë argumente për të mbështetur një nga këto dy opsione.
Padyshim qe ka njerëz me mendje të hapur, të gatshëm të pranojnë vlerën e opinioneve me të cilat nuk pajtohen.
Kur në vend që të mendojnë, njerzit shtyhen thjesht te marrim anë: pro ose kundër, ato shtyhen drejt një zgjedhje e cila zëvendëson aktivitetin e mendjes.
Kjo është një semundje intelektuale; e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet , duke ndotur të gjitha format e të menduarit.
Në komisionin hetimor “Vokshi” nuk do të mungojë argetimi individual , me pak ose aspak rezultatet publike pasi të dy ceshtjet janë nën hetimin e SPAK thuajse drejt përfundimit ( sterilizimit i mbaron afati i hetimit ne 1 prill) .
Ai komision është qartazi dëshmimtar i metamorfozës politike , ku më e keqe se mungesa e rezultateve është fakti që politika vështirë se përmirësohet .
Me këmbenguljen mbreslënëse në përpjekjen për të ofruar vetëm modelin e politikës ekspresive, opozita po traskuron faktin që argëtimi individual krijon vetëm iluzionin e mbështetjes duke lënë mënjanë faktin se nuk mjafton vetëm ta demontosh një qasje të caktuar qeverisëse apo politike , më e rëndesishme është të ofrosh një qasje të re.