Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një laptop dhe një roje, dhe ky shites pretendohet se po shet dhe po përfaqëson markat prestigjoze botërore automjetesh!!!
Nga Shpëtim Luku
Bizneset që merren me tregtimin e makinave të reja nuk po rreshtin së përballuri me atë që quhet konkurencë e pandershme dhe e padrejtë në këtë treg. Deri para disa viteve problemi i tyre ishin makinat tejet të përdorura, me moshë 20-25 vjecare që importoheshin nga vende të ndryshme të Europës. Jashtë standarteve. Duke krijuar kë shtu problematikë për vendin, por edhe për përfaqësitë e makinave të reja. Të gjitha kompanitë e tregtimit të makinave të reja së bashku nuk kanë mundur të kalojnë numrin e 3 mijë makinave deri para pak vitesh. Kurse tani jemi në kushtet e një realiteti të ri, ku disa operatorë tregu janë zëvëndësuar me disa të tjera, ku makinat elektrikë janë bë rë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së këtyre koncensionareve, duke arritur deri në mbi 30 për qind të numrit të përgjithshëm të shitjeve. Por problemet mbeten të vjetra. Konkurenca e padrejtë dhe e pandershme ështe një nga arsyet kryesore pse sektori i shitjes së makinave të reja paraqet këtë tablo që ka aktualisht. Pra, ku numri total i makinave të shitura është rreth 4000 për vitin 2023 dhe pjesa dërmuese e këtij numri shitjesh është e realizuar prej 3-4 kompanish? Dhe përvec të tjerave, “kali” kryesor me të cilën konkretizohet kjo konkurencë janë makinat kineze të destinuara vetëm për tregun kinez. Mënyrën si bëhet ky biznes, pasojat e tij për konsumatorin dhe vetë distributorët i tregon njëri nga aktorët kryesorë të tregut të makinave të reja, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Albanian Motor Company”, Gentian Karaj nëpërmjet intervistës së mëposhtme
Çfarë pasojash i sjell konsumatorit konkurenca me makina kineze të destinuara për tregun kinez që shiten në Shqipëri ?
Konsumatori Shqiptar gjendet përballë një produkti të pa certifikuar nga vetë prodhuesi i tij, i cili nuk i përmbush standartet e detyrueshme të tregut europian.
Kjo sjell që produkti të mos ketë asnjë lloj garancie jashtë tregut Kinez dhe konsumatori të gjendet i pambuluar nga suporti teknik i koncesionareve.
Edhe në rastin kur blihet një markë europiane, por e prodhuar dhe e destinuar për tregun Kinez, koncesionaret e këtyre markave në filalet e tyre në Europe dhe në Shqipëri, e kanë të pamundur të ofrojne suport teknik, apo garanci, pasi vetë marka mëmë, nuk ja mundëson dicka të tillë.
Pse është jo normal tregtimi i tyre në Shqipëri ?
Tregtimi i këtyre automjeteve ndodh në shkelje të hapura të legjislacionit Shqiptar dhe nuk ndodh në asnjë treg tjetër në Europë, përfshirë Kosovën.
Ç’duhet të bënte shteti që faktikisht nuk e bën ?
Shteti përvecse duhet të mbrojë kompanitë “franchise” të markave prestigjoze botërore nga konkurenca e pandershme informale, në fund të fundit duhet thjesht të zbatojë ligjet e veta.
Cdo automjet i ri me 0 kilometra, që të hyjë në Shqipëri dhe më pas të mund të regjistrohet dhe targohet duhet të disponojë një dokument që quhet “Certifikata e Komformitetit” të standarteve Europiane.
Asnjë nga këto automjete që mbërrijne nga Kina, nuk e disponojnë këtë dokument.
Pa të ‘teorikisht’ është e pamundur që mjeti të hyjë në Shqipëri, e aq me pak të dalë në rrugë.
Pse është konkurencë e pandershme edhe për koncensionaret ?
Konkurenca e tillë është sigurisht e padrejtë për një koncesionar zyrtar, i cili detyrohet të përmbushë të gjitha standartet që kërkojnë markat e automjeteve, si në facilete, ndërtesa, hapësira, trajnim dhe numër i përcaktuar stafi, i cili mundëson qindra vende pune në ekonominë tonë, për të ofruar sherbimin e kërkuar nga ‘franchise”, produktin e standarteve të përcaktuara për tregun Europian, si dhe garancinë e dhënë nga prodhuesi i këtij produkti.
Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një laptop dhe një roje, dhe ky shites pretendohet se po shet dhe po përfaqëson markat prestigjoze botërore automjetesh!!!