Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë gati një ofertë prej 63 milionë eurove për sulmuesin e Liverpoolit Daniel Sturridge. Sipas “The Sun”, kampioni francez rrezikon të humbë dy sulmuesit Edinson Cavani dhe Zlatan Ibrahimovic gjatë verës, andaj si zëvendësim ideal e sheh anglezin e “Të Kuqve”.
PSG pritet të dërgojë një delegacion në Londër për të parë ndeshjen miqësore Angli-Holandë të martën për të parë nga afër lojën e sulmuesit të skuadrës së Jurgen Kloppit.
Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin sezonin e kaluar, por për shkak të lëndimeve të shumta ka munguar në shumë ndeshje për Liverpoolin.