Deputeti I PS-së, Ilir Metaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se opozita po tregohet paragjykuese dhe se komisionet nuk janë ato që shndërroheshin në “Big Brother”
Metaj: Mbledhja e sotme ishte mbledhja hapëse.
Duhet të ishte një mbledhje pak a shumë rutinë por ndodh që edhe mbledhja më normale të kthehet në një kalvar diskutimesh apo debatesh.
Nga ana jonë nuk bëhet asnjë gjë për shoë. Ishim aty në përgjegjësinë tonë.
Duhej të ishte një mbledhje rutinë për konstitutimin e anëtarëve të komisionit.
U duk që ka një uri dhe një frenim të paparë nga ana e copëzave të opozitës për të treguar që mund të arrijnë dicka edhe nëpërmjet komisioneve të tilla hetimore.
Duhet thënnë që ata janë aty për ta bërë për të marrë kredite politike.
Mbledhjet do jenë të shpeshta.
Nxitimi i tepërt tregon që je i ndikuar politikisht.
Komisioni hetimor duhet të ketë një produkt të qartë që ti shërbejë ligjvënësve që në të ardhmen situata të tilla të eliminohen.
Komisionet hetimore nuk janë ato komisione që me ligjin e vjetër për to e pamë shpesh herë të shndërroheshin në ‘’Big brother’’ të tepërt. Bashkëpunimi me opozitën është gjithmonë dicka pozitive./m.j