Fotografia që po shikoni mund t’u jetë dukur e çuditshme, ashtu si shumë njerëzve që e kanë parë në rrjetet sociale duke mos e kuptuar qëllimin e vërtetë të Lucës.
“Njeriu është një specie që ndikohet shumë nga ata që e rrethojnë. Pas 33 viteve punë, liri dhe demokraci e ndjej që i ngjaj për ditë e më shumë kësaj krijese fisnike! Respekte nga Gjergj Luca”, shkruan biznesmeni i Rozafës teksa ndan postimin.
Autoironia therëse e Gjergj Lucës, më shumë se grotesk është një denoncim që ai i bën lirisë dhe demokracisë, kolonat vertebrale të shpresës dhe shanseve, perspektivës dhe progresit qytetar dhe shoqëror.
Në 33 vite punë “ndjej se i ngjaj përditë e më shumë gomarit, kësaj krijese fisnike”, thekson ai.
Simbolikisht ai zgjedh të vendosi përballë në një foto, një portret të tijin dhe një gomar. Dukshëm ai ironizon, se nuk mjafton puna për të arritur gjërat, duhet edhe të bërtasësh, se mbase është dikush që dëgjon, është dikush që reagon dhe reflekton se gjërat duhet të ndryshojnë.