Nga Ylli Pata
Rezultati perceptues që del nga sondazhet që zhvillohen pas ndarjes së PD-së, nuk duket se është matës real për situatën e forcave brenda opozitës.
Kjo nuk do të thotë se grupi i Lulzim Bashës gjendet më lart se foltorja, por në realitet ka më shumë gjëra që nuk shkojnë.
E këtë e tregoi qartë e saktë rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, më parë e kishte treguar edhe 6 marsi 2022.
E tregoi Shkodra, Tropoja, Kukësi, Kamza apo zona të tjera. Janë të njohura rezultatet e sondazheve para elektorale, të cilat jepnin një fitore të lehtë të koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, pra BF, në të gjitha bastionet e mësipërme. Por rezultati që totalisht ndryshe, duke nisur nga Shkodra.
E gjithë kjo nuk doli në sondazhet përpara zgjedhjeve, kur në të vërtetë, u pa qartë edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022 në Shkodër, ku koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës fitoi në Shkodër vetëm si pasojë aleancës së hapur me Agron Çelën që ishte drejtuesi i LSI-së atje, dhe aleancës së fshehtë me Tom Doshin. i cili Lulzim Bashën e ka armik të hapur dhe e ka shpallur publikisht në intervistë, duke e fajësuar si fajtorin e shpalljes Non Grata nga SHBA.
Ndaj matja e perceptimit sipas metodës para 14 majit nuk duket se tregon realitetin real brenda opozitës, që u provua qartë nga dy palë zgjedhje.
Natyrisht kjo nuk do të thotë se ka PD e Lulzim Bashës shumicën e mbështetjes, edhe pse ka shumicën e strukturave të mbijetuara të Partisë Demokratike. Militantët e zgjedhësit anë dy anë krejt të ndryshme, por fakt është se foltorja më 14 maj, nëpërmjet Gazmend Bardhit dhe deputetëve të tjerë, anëtarë të kryesisë së PD-së, ndaloi që PD të garojë me kandidatët e saj në zgjedhje.
Shmangja e kësaj gare na ka dhënë një perceptim jo real i forcave potenciale aktuale brenda opozitës. Legjenda e shumicës relative të foltores është më shumë se mit i rremë, ajo ka rënë në zgjedhjet e 14 majit. E për të rimatur temperaturën brenda opozitës, duhet një termometër tjerër, i cili të jetë i ndjeshëm ndaj të gjithë indikatorët brenda kësaj situate që ndryshon vazhdimisht në terren.
Sa për të ilustruar situatën. Përpara zgjedhjeve të 14 majit 2023, të gjithë sondazhet që u publikuan në televizione jepnin fitoren e kandiatit të foltores Bardh Spahia në Shkodër. Vetëm Report tv në javët e fundit e jepte situatën në mënyrë më të ekuilibruar.
Ndërkaq, stafi i Benet Becit, ka pasur një panoramë të qartë që në fillim që i tregonin fitoren e tij në të gjitha qendrat e votimit në Shkodër. Që në fakt u bë fakt. Kjo sepse matja e opinionit ishte më specifik nga ana shkencore, por edhe duke marrë ekzigjencë nga ndryshimet e opinionit.
Nëse shikohet në mënyrë virtuale nga zhurma, apo edhe përkrahja e mediave të mëdha, Foltorja është më aktive, por kjo është nga lart, jo në territor.