Nga Eduard Zaloshnja
Më pak se 2/3 e zgjedhësve të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare. Kështu rezultoi nga sondazhi i përmuajshëm që zhvillova së fundi për Report TV (lexo këtu).
Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se 55.1% prej tyre do t’ia jepnin votën PS-së, pavarësisht se ata përbëjnë vetëm 36% të të gjithë banorëve me të drejtë vote këtu – pothuaj baraz me ata që ende nuk duan të votojnë për ndonjë parti.
Në qoftë se sistemi elektoral do të ishte me një zonë të vetme zgjedhore me proporcional të pastër, pa prag e pa prim (siç e do PD-ja e Bashës dhe partitë e tjera të vogla), PS-së me këto vota, do t’i takonin 77 mandate parlamentare (55.1% e 140 mandateve), PD-së së Berishës 42, PD-së së Bashës 6, PL-së 5, dhe partive të tjera 9.
Me sistemin aktual elektoral (me 12 zona zgjedhore), PS-ja do të merrte sot 86 mandate parlamentare, PD-ja e Berishës 41, PD-ja e Bashës 4, PL-ja 3, dhe partitë e tjera 6 (shihni tabelën e mëposhtme).
SHËNIM: NUMRAT E MËSIPERM BAZOHEN NË VOTUESIT E SOTËM TË KËTUSHËM PËR SECILËN PARTI. NUK MUND TË PËRFSHIHEN DOT VOTUESIT POTENCIALË NË EMIGRACION, QË S’DIHET NËSE DO TU KRIJOHET MUNDËSIA TË VOTOJNË
Te ps i bene ti kto sondazhe,jame kurioz te dije si te dalin ty kto shifra kaqe te fryra,e perseris edhe nji here 2025 do te vije,do te na dalin halla me ko…