Pas arritjess së marrëveshjes mes palëve politike qe Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë nën varësi të Prokurorisë Speciale, ambasadori i amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi se kjo njësi e pavarur hetimore duhet të miratohet së bashku me reformën në drejtësi. Diplomati amerikan theksoi thaë fjalës së tij se Byroja duhet të arrestojë ‘të paprekshmit’.
“Kjo njësi e pavarur. Kjo është ajo që ne shpresojmë që do krijohet në Shqipëri. Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimin kryesuar nga zyrtarë të lartë dhe shpresojmë të arrestohen të paprekshmit. Kjo do jetë pjesë e BKH-së e bërë sipas modelit të FBI-së amerikane. Këta polic duhet të jenë përtej ndikimit dhe korrupsionit, për shkak se FBI do i trajnojë.”, tha Lu.
Ai shtoi se: “Të gjithë policët e BKH-së do të futen përmes testeve. Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për të parë nëse ata po marrin apo jo ryshfet, apo po punojnë për krimin. Drejtori për antikorrupsionin, do të jetë një oficer i gjyqësorit, që do raportojë në prokurori. Ky prokuror do të japë llogari para popullit shqiptar. Udhëheqësit politik po përpiqen që ta përdorin debatin për motive politike. Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë një institucion jetik për antikorrupsionin, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. Iu kërkoj atyre të dallojnë se ky institucion të krijohet në të njëjtën kohë me Reformën në Drejtësi… Më lejoni ta përfundoj me një citim nga një film i quajtur (The Untouchables), shqip, “Te paprekshmit”:
Njëri prej policëve elitarë të luajtur nga Sean Connery luan prokurorin që është kreu i të paprekshmëve, ju më thatë që doni të kapni Kaponen a doni ta kapni atë me të vërtetë?
Ajo që dua të them është se cfarë jeni të përgatitur të bëni?
Dhe prokurori i përgjigjet; gjithçka sipas ligjit. Duhet të siguroheni që Shqipëria të ketë ligjin e duhur për bnjë prokurori të pavarur e të paepur”, tha ambasadori Donald LU.