Prokurorët belge zbulojnë të dhëna në kompjuterin e sulmuesit Ibrahim el Bakraoui, një nga shkaktarët e terrorit të djeshëm në Bruksel.
Prokurori belg, Frederic Van Leeuw ka deklaruar se kompjuteri u gjet në një kosh mbeturinash dhe brenda tij ishte një lloj ‘testamenti’.
“Në atë testament kamikazi kishte një sërë shënimesh, mes të cilash edhe ”duhet të nxitoj, nuk di më se çfarë të bëj, nuk jam më i sigurt”.
Në një tjetër pasazh ai shkruante se nuk donte “të gjendej në një qeli afër me Salah Abdeslam”.