Në Itali ai ishte dënuar tashmë për përdhunim në grup dhe dënimi u konfirmua edhe nga drejtësia braziliane. Sipas asaj që raportohet nga shtypi latino-amerikan, Robinho do të duhet të vuajë 9 vite burg në vendlindjen e tij, Brazil.
Nëntë nga trembëdhjetë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë miratuan dënimin e vendosur ndaj tij nga sistemi i drejtësisë italiane. Në ditët në vijim do të arrestohet ish-sulmuesi, tashmë dyzet vjeç, njofton Reuters.
“Ish-lojtari brazilian dhe pesë bashkatdhetarët e tij do ta kishin bërë viktimën e tyre (një vajzë e re shqiptare e takuar në një festë ditëlindjeje) të pinte “deri në atë pikë sa ta linin pa ndjenja dhe të paaftë për të mbrojtur veten” dhe më pas kanë pasur më shumë herë marrëdhënie seksuale me të.”, thuhet në vendimin e gjykatës italiane.
Faktet datojnë që nga viti 2013, kur Robinho vishte fanelën e Milanit.
/a.r