Një anglez i cili akuzohet se ka vrarë një shqiptar dhe plagosur një tjetër është dënuar nga drejtësia angleze.
Pemaj, 33 vjeç, vdiq nga një plagë e thellë me thikë në bark gjatë një tentative të anglezit për të grabitur “shtëpinë e barit”.
Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” brenda një banese me qira në Newhampton Road nga një grup hajdutësh kur Lucious Winchester, 24 vjeç, i goditi me thikë të dy gjatë një përleshje pasi e ndoqën dhe e kapën në një rrugë aty pranë.
Winchester, nga Quinton, u dënua të martën me 15 vite burg pasi kishte pranuar më parë vrasjen dhe plagosjen./m.j