Romeo Veshaj po mban një grevë urie pas veprimeve të banorëve me shpërdorimin e ushqimeve.
Sipas aktorit, asnjëri nga banorët nuk ka mbajtur qëndrim pas vërejtjes publike që morën në spektakël.
Nga ana tjetër Jul Deda e ka quajtur veprimin e tij si viktimizim dhe sjellje për të marrë protagonizëm.
Ai thekson se Romeo ka qenë i pari që hapi lojën me ushqime dhe tani do të dalë mire në syrin e publikut.
Biseda:
Rike: Akoma është aty ai hajde ti flasim se do ti bjeri të fikët
Juli: Po le ti bjere dhe të ik. Për çfarë po e bën çfarë arsye ka?
Juli: Lërë se po bën viktimën kot.
Juli: Po të thash lëre se po be viktimën kot ka nevojë për protagonizëm/m.j