Eurokomisioneri Oliver Varhelyi ka kërkuar hapjen e menjëhershme të kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, vendi ynë ka plotësuar të gjitha kushtet e caktuara nga Bashkimi Evropian.
“Komisioni Evropian ka disa muaj që pret vendimin e shteteve anëtare për hapjen e negociatave. Duhet të hiqet bllokimi nga një shtet anëtar. Ne duhet ta mbajmë premtimin sepse Shqipëria i ka realizuar të gjitha kushtet. Para zgjedhjeve evropiane duhet të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare. Të nisë shqyrtimi i kapitullit të parë për të drejtat themelore dhe të vijojmë më tej. Duhet t’i mbajmë premtimet për shtetet kandidate pasi është humbur shumë kohë. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me besueshmërinë tonë përpara shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi.
/f.s