Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë e Partisë Socialiste një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të punës për rienergjizimin e strukturave.
Në takim pritet të bëhet një analizë e detajuar e punës në të gjitha qarqen në lidhje me procesin e anëtarësimeve të reja, hapjes së partisë dhe porosive të tjera të lëna nga kryesocialisti Rama.
Në Asamblenë Kombëtare që u mbajt të dielën e kaluar kryeministri Rama vendosi një prioritet të ri përsa u përket anëtarësimeve të reja, duke e çuar numrin në 50 mijë.
Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.
/a.r