Kryeministri Rama thotë se PS-ja duhet të matet jo me ata që duan t’i kapin, por me majën ku duhet të ngjiten. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama është shprehur se nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë ambiciet për një Shqipëri ambicioze në vitin 2030 teksa shton se e tillë duhet të jetë edhe Partia Socialiste.
Edi Rama: Garantimin e pozicionit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë. PS nuk është këtu sot për t’u matuar me ata që janë të mundur pa u nisur fare, por është këtu për t’u matur me nevojën për të garantuar pakthyeshmërinë e progresit, për të garantuar modernizimin social të vendit, për të garantuar që ky pozicion i ri i Shqipërisë të mos jetë rezultat i një periudhe kohore të një force politike në qeverisje dhe të kthehet aty ku ishte, por të kthehet në një profil të konsoliduar të Shqipërisë në një mendësi të re të të gjitha institucioneve në marrëdhënie me botën dhe në një qoshe të vetë diplomacisë tonë dhe të bëhet pjesë e zakonshme e të qenurit të në krye të këtij vendi.
/a.r