Nga Ylli Pata
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë të paratt që zhvillohen nën një fuqi të re në vend, por që ndikimin e ka pasur edhe në 2017-n e 2021-shin.
Mazhoranca e Edi Ramës, si në zgjedhjet e vitit 2017, ashtu dhe në ato të vitit 2021, arriti të marrë shumicën e vendeve në Parlament, mbi të gjitha si pasojë e aksionit të saj politik për të bërë një reform të thellë në drejtësinë shqiptare.
Që konsistonte me një trupë prokurorësh e gjyqtarësh që do të hynin në një process të vështirë vettingu, ku monitories të procesit u zgjodh një trupë prokurorësh e gjyqtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Kjo trupë që është emërtuar si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, drejtohet e menaxhohet nga një nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, i cili është edhe drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian.
Në zgjedhjet e vitit 2017, opozita përballë Edi Ramës ishte një koalicion mes PD-së dhe LSI-së, të cilat u kundërvunë fuqishëm kundër instalimit të drejtësisë së re. Duke pasur aleat kryeprokurorin e Republikës Adriatik Llallën, ata u përplasën fort me SHBA, aq sa arritën në akuza nga më të rëndat e më bajatet ndaj ambasadorit Donald Lu, apo atë të Bashkimit Europian Romana Vlahutin.
E gjithë kjo lojë e rëndë, kishte një qëllim, që të mos bënte të ecte agjenda e krijimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit, si dhe gjykatat Kundër Krimit e Korrupsionit, të cilat do të hetonin vetëm zyrtarët e lartë, politikanëët, si dhe eksponentët e mafias shqiptare.
Në shkurtin e vitit 2017, opozita udhëhoqi një tentativë të gjatë disa muajore ku vendosi çadrën poshtë zyrës së Edi Ramës dhe bojkotuan Paralamentin. Objektivi ishte që të mos hynin në zgjedhje me një qeveri me Edi Ramën kryeministër. Mazhoranca nuk u tërhoq, por me negocimin e SHBA e BE, u arrit një marrëveshje, ku Rama i dha disa ministra PD-së e disa drejtorë të rëndësishëm.
Kompromisi, pati si paketë edhe rikthimin e PD-së në komisionet parlamentare që do t zgjidhnin anëtarët e trupave të vettingut, atë të shkallës së parë dhe të apelit.
Kompromisi Rama-Basha, i njohur edhe si pakti i 17 majit, ishte në thelb një marrëveshje për drejtësinë e re. Ilir Meta ishte i pari që e kuptoi këtë, ndaj edhe u egërsua i pari, duke e kundërshtuar fuqishëm. Meta, një ditë pas paktit shkoi në zyrën private të Sali Berishës, dhe lidhën kështu paktin mes tyre, ku doktori i dha “popullin e 2 marsit”, çka lejoi Ilir Metën e zgjedhur President të Republikës, të arrijë një rezultat të bujshëm për partinë e tij LSI me 18 deputetë.
Kryetarja e re e LSI-së, bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, deklaroi menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet e 2017-s se objektivi ishte që të arrihej në një qeveri tjetër, që mund të drejtohej edhe nga një socialist tjetër, duke larguar Edi Ramën. Lufta filloi fuqishëm pak muaj pas zgjedhjet, kur pas një arrestimi të policisë së Catanias në Itali, Lulzim Basha urdhëroi kryeprokurorin Adriatik Llalla të arrestojë Saimir Tahirin. I cili nuk ishte ministër dhe PS e liroi nga funksionet politike.
Tentativa synoi realisht që të mbahej me çdo kush Llalla në postin e Kryeprokurorit edhe pas mbarimit të mandatit. Vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë synonte pikërisht këtë manovër. Por ishin ndërkombëtarët që sollën propozimin e ri, zgjedhjen e një prokurori të Përkohshëm. Ai vendim ishte rasti i parë kur Parlamenti shqiptar u ndez flakë. Ilir Meta në postin e Presidentit, e pati aktivitetin më të rëndësishëm të mantatit të tij, duelin me Parlamentin për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë, ku përplasjet ishin thuajse të përditshme.
Kështu, instalimi i organeve të reja u vonua sërish. Ndodhi djegia e mandateve të deputetëtëve të opozitës, për ta bllokuar fare këtë process, por më pas dihet zhvillimi. Në vitin 2021, zgjedhjet parlamentare u bënë sërish me duelin pro dhe kundër reformës në drejtësi. Fitoi sërish PS-ja e Edi Ramës, me një mazhorancë mëse të qartë. Tashmë, sidomos me largimin e Ilir Metës nga Presidenca, ngritja e SPAK dhe gjykatave të posaçme nisi të bëhet me shpejtësi.
Në zgjedhjet e vitit 2025, Drejtësia e re vjen me një rekord krejt të qartë. Janë goditur një numër i madh zyrtarësh e politikanësh të mazhorancës, është nën hetim Sali Berisha, ndërkohë priten të ketë zhvillime edhe më të reja. Edhe pse partia anti-SPAK tashmë është e qartë, e me këtë është bashkuar përveç Metës e Berishës edhe një grup deputetësh që janë larguar nga PD, apo PBDNJ-ja e Dules, gjithsesi zhvillimet ka shumë gjasa që të jenë më të forta. Ku në Parlamentin e ardhshëm nuk do të ketë mjaft emra të njohur të politikës 33 vjeçare. Por, duket se asgjë nuk ka mbaruar këtu…