Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera ka folur edhe për trafikun e klandestinëve në vendin tonë, që ka çuar në pranga një numër mjaft të lartë qytetarësh, mes tyre taksistë dhe të rinj që i transportojnë për shuma të vogla monetare.
Hoxha tha se një pjesë e refugjatëve, kanë filluar të punojnë në vendin tonë për të siguruar të ardhura në mënyrë që të financojnë rrugëtimin drejt BE-së, madje sipas gazetarit një pjesë prej tyre po punojnë edhe në parcelat e kanabisit.
“Një pjesë e mirë e këtyre vijnë nga një vend i BE, Greqia. Hyjnë në Shqipëria dhe pastaj duan të shkojnë në vend tjetër të BE. Ata duan të shkojnë në Gjermani, Francë, Itali, etj. Ata duan të kalojnë përtej. Nuk kanë ndërmend të rrinë në Ballkan.
Ky është fenomen që ka nisur që nga pranvera arabe. Sirianët ishin emigrantët më të pasur që vinin nga Lindja e Mesme, kishin goxha diasporë në Evropë. Vinin nga një vend me mundësi dhe pagesë të mirë. Riaktivizoi linjat e trafikut. Kjo krijoi edhe mundësi tjetër. Në brezin kufitar, ke rrethe si Kolonja, Përmeti, aty nuk ka aktivitet tjetër, nuk ka më as kanabis, akvititeti që bëhet aty është trafiku i klandestinëve, i marrin dhe i sjellin drejt Tiranës. E bëjnë edhe qytetar të thjeshtë. Linja të trafikut janë kapur edhe kamionë me 100 si këta.
Në Shqipëri është bërë fenomen shumë problamtik, policia cdo shofer që gjen, çdo drejtues mjeti, që e gjen me klandestinë, e çon në burg edhe taksist po të jesh. Janë burgjet plotë, gjykatat kanë dënuar shoferë taksie, zejtoristë, të rinj, etj.
I shoh me grupe, që mbajën veshjet e reja që i duhen për BE dhe veshjet e rrugës. Rrugët e Shqipërisë, shumë nga këta futen edhe në punë, ke sirianë tani në ndërtim, punojnë disa muaj që të kalojnë rrugën. Një pjesë i kanë futur edhe në parcelat e kanabisit. Prandaj ne ne Shqipëri kemi dy mijë të dënuar dhe 3700 të paraburgosur”, tha Hoxha.
/a.r