Anticikloni Afrikan po fuqizohet drejt Mesdheut , ndërsa Europa verilindore vijon të ndikohet nga masa ajri të ftohta.
E Premte , 15 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull dhe vranësira në mëngjes në verilindje dhe reshje të izoluara, diell në zonën perëndimore. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/12°C
– Zonat e ulëta 7/17°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 15 Mars 2024 do të ketë vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 6°C në mëngjes deri në 13°C – 15°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë , 16 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/13°C
– Zonat e ulëta 6/17°C
– Zonat bregdetare 8/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari