Policia gjermane ka ndaluar tre shtetas shqiptare të Kosovës, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me sulmet terroriste që tronditën Brukselin.
Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, të dyshuarit janë ndaluar ndërsa udhëtonin me një makinë në autostradën nga Mynihu në Salsburg të Gjermanisë.
Ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim, kosovarët mendohet se mund të kenë ndihmuar organizatoret e këtyre sulmeve.