Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24% e elektoratit ka opinion pozitiv. Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është -33%. Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – 21%. Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.
Niveli i negativitetit për këta dy kandidatë është rekord në historinë parazgjedhore të këtij sondazhi. Më pranë këtyre shifrave negative, ka qenë bashkëshorti i Hillarit – Bill Clinton shënoi shifrën -17% në prag të zgjedhjeve të vitit 1992. Ndërsa rekordin pozitiv e kanë shënuar Barac Obama dhe John McCain në 2008-ën, përkatësisht me +16% dhe +7%./ E.Zaloshnja-Respublica