Policia e Shtetit ka arrestuar bashkëpunëtorin e vrasjes së ndodhur në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës. Shtetasi Emiljano Vocka u prangos pas disa orë kërkimesh. Ai dyshohet se kishte armën e krimit në automjetin e tij që u përdor nga autori.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Policia në kohë rekord identifikon dhe arreston bashkepuntorin në krim ku u vra nje shtetas dhe mbeti i plagosur vellai i viktimës.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe punës operative e hetimore te bere Strukturat e Drejtorise Vendore te Policise Gjirokaster u be identifikimi dhe kapja nga Policia e Gjirokastres e bashkepuntorit ne krim, shtetasi Emiljano Vocka, 23 vjeç, banues ne fshatin Humelice Gjirokaster.
Ky shtetas ka qenë së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe dyshohet se mund t’i ketë dhënë armën e krimit pistoletë, autorit.
Po vazhdojnë kerkimet për kapjen e autorit kryesor të kësaj ngjarje.