Nga Azgan Haklaj
Rama -foltorja tetë me dy!
Vetëm pak kohë dhe dy deputetë jo vertebrorë si Gaz Bardhi e Agron Gjekmarkaj ju deshën Sali Berishës për të shkuar në ujdine e radhës e cila në fakt është vetëm ujdia e turpit me shefin e autokracisë shqiptare Edi Rama.
Poshtërsia e Berishës nuk qëndrin vetëm te shitja e kauzave të rreme pasi ai eshte zakoni por dhe misioni i tij prej tre dekadash.
Neveritës është fakti se ai sikur të mos ishte dorasi i ujdisë vijon të kukurisë kundër Edi Ramës e qeverisë nga poshte tjegullave të nxehta të çatisë duke synuar e munduar të
mashtrojë serish.
Por fundi i tij politik i cili është më i rendë se akuzat e SPAK-ut po përmbyllet me turp.
Ai ngelet një e shkuar jo vetem vanitoze njerëzore por udhëtimi i një misionari të mbrapshtë gatuar në vrimat e errta të diktaturës për të shpëtuar e ringritur kasten kriminale që studentët e dhjetorit e përmbysën.
Por si gjithmonë Edi Rama edhe këtë ujdi e shoqëroi me tallje e shpoti kur dhe numrin e komisioneve të “dhuruar” Gazit të botës e bëri fiks 8 me 2!
Ajo që më qetëson dhe duhet të qetesojë ç’do demokrat qëndrestar që sot është krah Lulzim Bashës dhe legjetimitetit moral e ligjor është se se që në momentin e parë kjo lëvizje nga media dhe masa e gjerë e shqiptarëve u determinua si nje dekonspirim i misionit të mbrapshtë dhe lojës së ndyrë disa vjeçare kunder PD-së dhe liderit te saj.
Përveçse vijimit të ujdisë e tradhëtisë do ta shohim jo larg të vertetën e zhytur që shpejt do dalë mbi ujë.
Nuk është halli as te komisionet dhe as te përfitimi i disa të drejtave të mohuara opozitare.
Haĺli që bashkon si kurrë ndonjëherë treshen Berisha-Rama-Meta është një dhe vetëm një: SPAK!
Ky institucion autoritar e profesional i pakorruptueshëm ligjor drejtohet nga aleatët tanë euroatlantikë me SHBA në krye dhe ka drejtuar shigjetat e tij në drejtim të autorëve kryesorë të korrupsionit e krimit shtetëror.
Ndaj nuk do të kalojë shumë kohë dhe Rama me votat e turpit të “opozitarëve” do tentojë te nderhyje me ligje klandestine ne Kuvend për të frenuar e në mos për të denatyruar SPAK-un.
Ky do të jetë dhe fundi i shpejtë e pa sherim i vetë Edi Rames dhe kalifatit të tij!
Tumorët e demokracinë nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkuesshmëria as nga “tumorët” bluzave të bardha.
Sot është një ditë e trishtë për opozitarizmin pasi çertefikohet marreveshja e ujdia e turpit.
Por po aq është dhe një ditë e re shprese për demokratët pasi vetdekonsiprimi publik i misionareve të Edi Ramë dhe dr.Nongratës pastroi përfundimisht nga balta e hedhur pacipësisht në shumë vite me intensitet e forma nga më intrigueset kundër Lulzim Bashës dhe PD-së.
Tragjikomedia e luajt në kurriz të Bashës filloi me kryeagjentin nga më të specializuarit të globit McGonigal dhe përfundoj dje me agjentucë të vegjel që në kohën e diktaturës quheshin 80-lekësha si tipi i Gaz Bardhit dhe Gjekmarkaj.
I vetmi akt i prodhuar nga kjo marreveshje e paligjshme juridikisht, e pamoralshme politikisht është përshpejtimk i arrestimit të Ilir Beqes për të mbuluar sipas planit të tyre krimin ekonomik e social-politik te përbashkët të 30 viteve.
Partia Demokratike dhe lidershipi i saj do të qëndrojnë stoik dhe të painfluencuar nga tymnaja e shashka të tipit Noka-Bardhi duke ju mëshuar fort kauzave të saj për votën e lirë ,listat e hapura kombëtare, votimin e numërimin elektronik dhe përfshirjen e emigracionit në proçesin e votimit.
Sot të besosh më në kauza të Sali Berishës është njësoj si të besosh se ai ka fituar gjygjin ne Paris kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Antony Blinken pritet të arrestohet.
O Zgan,
Emrin ke të tillë,
Ti vetë je,
Një vemje këllirë,
Kur ishe deputet,
Sal Shiqeren lëpive,
Fisin mohove,
Vehten legen tregove,
Tashti pas pilafi,
Kur s’të pjerdh ma kush,
Ha mut sa mundesh
Kërkush ty s’t’afron,
Pështirë ty me t’pa,
Si vemje jashtëqitjes…