Kalvari i vuajtjeve për Sara Gjordenin ka nisur që në moshën 2-vjeçare.
“Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeç. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën, Ka shkuar nga mali për në Greqi se ai që i ka ccuar nga territori Kosovës. Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi”-tha Sara.
“Mami kur është larguar, për herë të pare ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë. Teze ka ardhur një tete te dera. Im at i ka vendosur zjarrin shtëpisë ku jetoja me mamin. Luna ka bërë mos të më mungonte gjë. Kur u dogj shtëpia mu dogjën kukullat dhe tezja më ka bërë kukulla me lecka dhe gurë. Luna më ka mësuar gjithçka”-tha Sara.
Po ashtu, Sara rrefeu se babai i saj nuk e ka kerkuar kurre, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese. Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale./m.j