Në një debat janë përfshirë Gjuhëtari Xhevat Lloshi dhe gazetari Enkel Demi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, teksa po diskutohej rreth mbrojtjes së gjuhës shqipe.
Lloshi iu drejtua Demit duke i thënë që po flet për gjëra që nuk i njeh, teksa gazetari iu përgjigj duke i thënë se problem është mentaliteti centralist.
Debati:
Lloshi: Unë ju njoftoj që ju po flisni disa gjëra jashtëzakonisht ët gabuara që tregojnë një fushë që ju nuk e njihni dhe flisni si ata që po shajnë. Ju thoni që nuk kemi ku ta gjejmë një fjalë të fesë, kjo do të thotë që nuk di ti sepse unë mund të sjellë një fjalor të madh të islamizmit. Të sjell një libër që e kam redaktuar unë të zhargoneve. Nuk i njihni ju dhe flisni kështu
Demi: Fjalori i gjuhës shqipe nuk i ka
Lloshi: Nuk ka një fjalor gjuha
Demi: Unë nuk të njoftoj për asgjë, pro të kumtoj sepse nuk më pëlqen që ju njoftoni. Problemi juaj është që ju impononi
Lloshi: Jo nuk imponoj fare
Demi: Ajo që thoni ju është e drejtë
Lloshi: Jo unë të tregoj librat që nuk i di
Demi: Mentaliteti centralist…
/a.r