Jorida Tabaku, ka deklaruar për emisionin “Opinion” në TvKlan, se ka qenë dhe mbetet pro çdo iniciative për bashkimin e opozitës.
Deputetja e PD-së tha se debati i brendshëm i partisë ka zgjatur më shumë seç duhet dhe se ka vendosur të jetë e fokusuar më shumë tek e bëra opozitë.
“Kam qenë dhe jam e angazhuar në aksion opozitar kundër qeverisë.
Kam qenë dhe jam për bashkimin e partisë. Duhet që ne të fokusohem tek ajo që ne duhet ti ofrojmë njerëzve e qytetarëve.
Kam shkuar në protestë edhe para 3 vjetësh, kur nuk ka shkuar askush, kam shkuar edhe sot.
Kjo sepse unë besoj se secili prej nesh duhet të dalë mbi kërkesat e veta individuale dhe personale e duhet të mendojmë se çfarë do tju japim njerëzve nesër si zgjidhje, se cila do të jetë nesër oferta elektorale.
Kam vendosur duke qenë se debati i brendshëm i partisë ka zgjatur më shumë seç duhet, kam vendosur të jem e fokusuar më shumë tek e bëra opozitë.
Jam fokusuar tek ligjet. Jam fokusuar tek mënyra se si duhet tju drejtohemi njerëzve. Por edhe të ofroj transparencë me atë që po ndodh”, u shpreh Tabaku.
/a.r