Franca e përjetoi vetëm pak muaj më parë atë që tani po ndien Brukseli. Atentatet terroriste kanë gjunjëzuar kryeqytetin belg, në zemër të Evropës. Tani Franca ndodhet në krahë të Brukselit, i ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e gjerë vendit, pasi të dyja qytetet janë shkatërruar nga sulmet terroriste në muajt e fundit.
Monde”, me flamurin trengjyrësh që mban afër një flamur belg duke qarë, po qarkullon online dhe është shpërndarë mijëra herë. Sakaq, një foto e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini duke qarë në konferencë për shtyp gjithashtu ka prekur zemrat dhe ka emocionuar njerëzit në mbarë botën që tani luten për viktimat e terrorizmit në Bruksel.
“Kjo është … një ditë shumë e trishtuar për Evropën, si Evropa dhe kryeqyteti i saj po vuan të njëjtën dhimbje”- tha ajo me lot në sy në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm jordanez Nasser Judeh.