Analisti Paul Cruickshank thotë se ekziston shqetësimi se mund të ketë edhe sulme të tjera në zemër të Europës. “Ekziston shqetësimi se sulmet në Bruksel janë të lidhura me arrestimin e të dyshuarit kryesorë Salah Abdeslam, sulmuesit të Parisit. Më shumë se 6 mijë ekstremistë evropiane kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, më shumë se 1 mijë e 500 janë kthyer në Europë, thotë analisti.
Mirëpo, ai gjithashtu thotë se policia dhe njësitë speciale nuk kanë mundësi t’i monitorojnë të gjithë në të njëjtën kohë. Megjithatë, Belgjika ka më shumë luftëtarë në Siri dhe Irak se çdo vend tjetër në Europën Perëndimore