Ish-presidenti Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë, ka kujtuar 2 marsin e 4 viteve më parë, kur thirri një protestë gjatë kohës që drejtonte Presidencën.
“Misioni i 2 Marsit për mbrojtjen e Kushtetutës, pavarësisë së institucioneve, shtetit ligjor dhe demokracisë vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë një bande që ka kapur të gjithë shtetin dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar ka shkretuar Shqipërinë dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare.
Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!”, shkruan Meta teksa në rrjetet sociale shpërndan video nga protesta para Presidencës në atë kohë. i cili nuk e ‘ndan’, nese po shfaqet nostalgjik per kete proteste apo ben presion ndaj Berishes per te marre drejtimin dhe te Foltores, bashke me Partine e Lirise.
Protesta mbarëkombëtare, e pazakontë, e një presidenti kundër qeverisë nisi pas konflikteve qeveri-presidencë që u krijuan kur Meta anuloi shfuqizoi me dekret 30 qershorin si datën e zgjedhje lokale të vitit 2019./m.j