Për Qeverinë e Kosovës çështja e liberalizimit të vizave është punë e kryer dhe se tani do të presin vetëm hapin e radhës, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për futjen e Kosovës në zonën Schengen, shkruan “Koha Ditore”.
Misioni vlerësues i Bashkimit Evropian gjatë javës së kaluar ka qëndruar në Kosovë, për të vlerësuar përmbushjen e tetë kritereve për të cilat ishte thënë se do të jenë të fundit.
Por Zyra e BE-së në Prishtinë në përgjigjen dërguar gazetës ka përmendur dhënien e udhëzimeve të tjera për hapat e mbetur. Edhe njohës të integrimeve evropiane janë shprehur skeptikë se rekomandimi për heqje vizash do të ndodhë sivjet.