Finalizohet me sukses operacioni antidrogë “BODY”. Arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar “HEROINE “, katër telefona celular si dhe automjeti tip Mercedes-Benz.
Nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja ” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve.
1. Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar .
2. Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në “Progonat” Tepelenë.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi:
Në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një automjet po transportonte lëndë narkotike të forta, në rrugën nacionale Durrës-Tiranë në vendin e quajtur Kashar, menjëherë është organizuar puna , ku në bashkëpunim me Seksionin e Forcave të Posaçme “Shqiponja” është bërë kapja në flagrancë e shtetasve të sipërpërmendur.
Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se ku brenda automjetit tip Mercedez Benz me targë AA 221 IS që drejtohej nga shtetasi Anest Koromani, eshte konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasia prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë”.
Në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit.
Lënda narkotike e dyshuar si ajo e “Heroinës” ishte futur (fshehur) në 5 (pesë) kuti metalike bojrash për lyejre automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body” e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 (pesëqind e tetë) gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Heroinë” .
Provat materiale te sekuestruara jane :
Sasia prej 1 kilogramë e 69 gramë lëndë e dyshuar si “Heroinë.
4 Telefona celulare .
1 Automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 221 IS.
5 (pesë) kuti bojrash me mbishkrimin “Liquid Body” .
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar do te kapte vleren prej rreth 70 mijë Euro po të shitjen me doza.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal “Prodhim dhe Shitje të narkotikeve ne bashkëpunim ” .