Nga Mero Baze
Sali Berisha ka mbajtur sot fjalimin më të qartë të gjithë kohës që flet nga penxherja e shtëpisë së tij. Ka folur qartë kundër drejtësisë së re, duke e barazuar atë me drejtësinë e diktaturës dhe ka sulmuar gjithë ndërkombëtarët që e mbështesin atë.
Nuk është se ka thënë ndonjë gjë që nuk e dinim për të, por qartësia dhe vendosmëria me të cilën e ka thënë, tregon se nuk është duke ju drejtuar as prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj, as ndërkombëtareve me në krye sekretarin Blinken, që mbrojnë drejtësinë.
E ka me ata që i janë bashkuar partisë së tij për të kapur ndonjë mandat vitin që vjen, të cilët bëjnë sikur janë dhe me Berishën, edhe me drejtësinë e re, edhe me ndërkombëtarët.
Mesazhi i Berishës është i qartë. Drejtësia e re është drejtësi komuniste, ndërkombëtarët që e mbrojnë janë armiqtë tanë. Tani zgjidhni e merrni me kë jeni.
Dhe ata duhet të zgjedhin.
Bashkimi në diversitet siç pretendon Gazment Bardhi nuk është shkollë e Sali Berishës. Gjithë lëvizja e Sali Berishës është pikërisht për këtë kauzë, kundër drejtësisë së re dhe kundër Perëndimit që e mbështet këtë drejtësi.
Edhe me Perëndimin, edhe me drejtësinë e re, edhe me Berishën nuk funksion më.
Pra e gjitha është një thirrje që tani që u bashkuat, duhet dhe të pozicionoheni.
Në vitin e largët 1994, pra 30 vjet më parë, ka pasur një krizë tek forumi rinor i PD dhe Berishës i duhej të largonte Arben Likën, kryetarin e forumit, i cili natyrisht nuk i bindej. Por rreth tij ishin dhe disa të tjerë, që disa ishin me Berishën, disa donin të ishin dhe me Berishën, dhe me të, dhe të tjerë që ishin me Arben Likën.
Në atë kohë tregohej si anektodë që Berisha pasi i thirri këta të tjerët (nuk po ua përmend emrat se i kam dhe miq) dhe u tha: Ti largohu, ti tjetri distancohu, kurse ti pozicionohu me kë je (dhe ky ishte njëri që ishte dhe me Likën, dhe me Berishën).
Berisha nuk ka ndryshuar për 30 vjet dhe kjo është e vetmja meritë që ka identiteti i tij politik, pra që është i pandryshueshëm, i pareformueshëm dhe mbi të gjitha, i parashikueshëm në atë që bën.
Këtë ka bërë dhe sot. U ka thënë këtyre që i janë bashkuar, të pozicionohen, a janë me atë apo me ariun. Dhe natyrisht ua ka thënë pasi i ka bërë pis me bajgat e vathës ku i ka futur, që dhe po dolën të mos u ndahet era e tij.
Nuk te dhemb drejtesia ty o Mjeran. As per Ameriken nuk ta ndjen. Halli yt eshte tjeterkund dhe lidhet me hallin e Edit.
Nese vertete do te kishte drejtesi te re ti i pari do vihesh pas hekurave. Ti nuk leh kot, koha do qartesoje shume gjera, bile shume shpejt.
Koha do ta qartesoje shpejt se kush jane proamerikanet e vertete.
E sigurte eshte qe Edi me gjithe enturazhin e tij jane antiamerikane, dhe ju jeni vrima e fundit e kavallit.