Ne cilësinë e Kryetarit te Delegacionit te Shqipërisë, deputeti Taulant Balla foli ne takimin e zhvilluar Komisionin e Politikes se Jashtme te PE (AFET). Ne fjalën e tij nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist u shpreh se:
“Ne vendet e SEE përshëndesim akordin e arritur ndërmjet BE dhe Turqisë, te cilin e konsiderojmë si shume te rëndësishëm ne procesin e gjate te zgjidhjes se krizës se refugjateve. Ne frymën e liberalizimit te vizave për Turqinë, te parashikuar ne marrëveshjen e arritur te enjten, është shume e rëndësishme qe BE te japë dritën jeshile edhe për liberalizimin e regjimit te vizave për Kosovën. Ne emër te Asamblesë Parlamentare te SEECP jemi këtu sot për t’i kërkuar Parlamentit Europian t’i propozoje Komisionit dhe Këshillit heqjen e regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashme kriteret kryesore, ndërsa numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rene ndjeshëm ne muajt e fundit. Është e papranueshme qe Kosova te vazhdoje te jete një gardh i rrethuar me gjemba ne mes te Europes.
Me pas Komisioni i Politikes se Jashtme te Parlamentit Europian diskutoi draftin përfundimtar te Rezolutës për Shqipërinë, ne te cilën mesazhi kryesor është miratimi sa me shpejt i paktës se Reformës ne Drejtësi.
Ne paragrafin 5, te dakordësuar ndërmjet dy grupeve me te mëdha PPE dhe S&D, përkatësisht ndërmjet eurodeputeteve Kukan dhe Fleckenstein, i kërkohet Komisionit Europian qe me miratimin dhe fillimin e implementimit te Reformës ne Drejtësi te konsideroje propozimin e hapjes se negociatave për anëtarësim.
Nesër projekt-Rezoluta do te votohet ne seancën plenare te Komisionit te Politikes se Jashtme te PE.