Mesditën e së hënës policia u vu në alarm pasi u sinjalizua për vendosjen e një sasie eksplozivi në një automjet tip Benz në rrugën “Sitki Çiço”. Njoftimi në polici u bë nga pronari i mjetit, dhe djali i tij 20-vjeçar. Pikërisht ky i fundit i tha policisë se sapo ishte afruar tek automjeti në pronësi të babait të tij, parkuar përballë shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”, 20-vjeçari Ariel Rrapi kishte konstatuar thyerjen e xhamit të pasëm. Më pas ai tha se kishte konstatuar pranë sediljes së pasme një pako të dyshimtë dhe njoftoi policinë.
Pasi rrethoi perimetrin e sigurisë, njësia xheniere e policisë së kryeqytetit konstatoi pakon e cila rezultoi se kishte rreth 400 gram eksploziv të llojit C4.
Burimet nga policia bëjnë me dije se po punohet në dy pista, atë të konflikteve të pronësisë dhe për një inskenim të mundshëm.
Referuar dëshmive të pronarëve të mjetit dhe mënyrës se si ishte vendosur lënda plasëse, hetuesit e policisë kanë ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një isnkenim të atentatit. Burime të Javaneës, bëjnë me dije se lënda shpërthyese mund të jetë vendosur nga vetë pronarët. Po ashtu, thyerja e xhamit, dhe grabitja e kasatofonit nga mjeti sjellin dyshime. Profesionistët që kryejnë atentate të ngjashme nuk e vendosin anjëherë bombën në vend të dukshëm dhe ta bëjnë të duket si grabitje, pasi mënjehrë objektivi i atentatit mund të njoftojë policinë. Këto pikëpyetje që janë ngritur nga grupi hetimor aktualisht janë duke u verifikuar. Gjithsesi pista e atnetatit është ende në jetë për sa kohë nuk ëhstë vërtetuar as isnkenimi dhe as atentati i dështuar./Javanews