Të dyshuarit Deivis Muka dhe Matilda Mertini, të akuzuar për “vjedhje”, u liruan nga Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, duke I caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”.
Këtë masë sigurie, mësohet se e ka kërkuar prokurorja e çështjes Elina Kombi, pas udhëzimit të drejtusit të prokurorisë së kryeqyteti.
ABC News ka mësuar se kërkesa për lirimin e tyre nga burgu, vjen pasi Policia e Shtetit nuk ka dërguar prova të tjera, që implikojnë dy të dyshuarit në vjedhjen e disa makinave, siç ka raportuar policia e shtetit në komunikatën ditore. Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, që Abc neës e ka siguruar një kopje, reuzlton se dy të dyshuarit Muka dhe Mertini kanë kryer vetëm vjedhjen e sendeve personale në një makinë të parkuar në një qendër tregtare. Aty, të dyshuarit kanë vjedhur 4 parfumeve të markave të ndryshme, një orë “Rolex”, një palë syza dhe 260 euro që ndodheshin në mjetin “Benz”. Pas vjedhjes ata janë larguar me mjetin e tyre “Smart”, ku gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ajo që bie në sy, në dosjen e Deivis Mukës është fakti se fillimisht për këtë të dyshuar prokuroria ka vendosur të kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Por pas dorëzimit të kërkesës në gjykatën e Tiranës, ky qëndrim ka ndryshuar duke ndërhyrë me korrektues, siç duket edhe në pamje, ku nga “arresti me burg” është shkruar me shkrim dore, në “detyrim për paraqitjeje”. Pavarësisht ndërhyrjeve me korrektues, prokurorja ka harruar të rregulloj të gjithë kërkesën, duke lënë në një vend që masa e përshtatshme është ajo e “arrestit me burg”. Nuk dihet, se cila ka qenë arsyeja, që drejtuesi i prokurorisë së Tiranës të ndërroi mendje në momentin e fundit, për të dyshuarin Deivs Muka.
Kështu që bazuar në kërkesën e prokruorisë, gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre nga qelia, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” çdo të hënë pranë oficerëve të policisë gjyqësore.
ABCNews
ABCNews