Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO do të fusë nën mbrojtje të saj edhe 20-të qendra të reja. Siç raportojnë mediat nga Lima, ku kjo organizatë zhvilloi takim dyditor, në këtë listë janë përfshirë dy lokacione në Portugali, dy në Kanada, Isla Cozumel në Meksiko, lokacione në Itali, Tanzani, Iran e Kazakistan, Beaver Hills në Alberta, janë pjesë e kësaj liste. Në listën e UNECSO-s momentalisht janë 669 lokacione me rezerva biosferike nga 120-të shtete.