Bllokimi i punës në sportelet greke në pikën kufitare të Kaptshticës ka krijuar radhë të gjata mjetesh që presin të kryejnë veprimet për të kaluar në shtetin helen.
Mësohet se shkak i bllokimit është bërë një dekekt në sistemin kompjuterik të pikës kufitare greke.
Kjo situatë është krijuar prej orës 16.00 dhe nuk dihet për sa orë pritet të zgjasë.
Autoritetet e pikës doganore greke kanë thënë se po punohet për riparimin e defektit dhe kthimin e normalitetit.