Ekseperti i Kriminalistikës, Ervin karamuço, deklaroi se në Shqipqri kanë hyrë dy qen që përdoren për nuhatjen e parave.
Ata janë blerë në Britaninë e Madhe dhe po përdoren në banesadhe pallate për të nuhatur në cilat shtëpi ka para të fshehura.
“Në Shqipëri kanë hyrë dy qen të ashtuquajtur k9 të cilët janë qen për nuhatjen e cash-it, ata janë blerë në Britaninë e Madhe dhe përdoren në banesa, në pallate për të nuhatur në cilat shtëpi ka para të fshehura, qeni nuhat në të gjithë pjesët e korridorit të pallatiti dhe ulet sapo në një prej dyerve ai nuhat më shumë se tek të tjerat shuma parash të fshehura ose të depozituara”, tha Karamuço./m.j