Një 27-vjeçari shqiptar nuk i ka ecur plani për të vjedhur një banesë në Itali. Ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij kanë mundur t’ia “hedhin paq” ai është kapur në flagrancë nga policia e shtetit fqinj, duke u munduar të futej nga dritarja në një banesë në Sant’Agata de ‘Goti me qëllimin për ta grabitur.
Karabinierët i pikasën shqiptarët në këtë tentativë, por tre prej tyre që ishin futur brenda në banesë mundën t’i shpëtojnë patrullave, ndërsa Fatmir Cani u arrestua, raporton Shqiptarja.com
Policia i gjeti edhe mjetet me të cilat shqiptarët grabisnin, një kapuç si dhe kaçavidë, gërshërë, pincë, etj…që i përdornin për vjedhje.