300 mijë sterlina në javë nuk mjaftojnë që Wayne Rooney të ketë çfarëdo që dëshiron në jetë.
Sulmuesi i Anglisë është kapur nga kamerat duke vjedhur suvenirët që firma Nike i kishte zgjedhur për të ftuarit në stadiumin Wembley.
Ngjarja e bërë publike nga “Sunday Mirror” ka ndodhur thuajse dy vjet më parë, më 31 maj 2014, ku Rooney ishte ftuar për ndeshjen e boksit midis Carl Froch dhe George Groves, 24 orë pasi kishte luajtur aty me kombëtaren në një miqësore të fituar 3-0 kundër Perusë.