Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me Tony Blair, ish-kryeministrin britanik tha se teknologjia jep shumë mundësi.
Ai tha se ndonëse ka vizituar 6 herë Emiratet e Bashkuara, nuk kishte parë kurrë një polic në rrugë.
“Nuk na duhet të shtyjmë malet, por të përballemi me sfidat. Kam vizituar mbi 6 herë emiratet e Bashkuara dhe nuk kam parë akoma një polic, kjo falë teknologjisë.
Përveç teknologjisë mund të ulim kriminalitetin. Në skenarin e 5 viteve, Shqipëria do të doja të ishte dhe sillej si një vend i BE-së.”, tha Rama në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale./m.j