Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë duke e konsideruar “një moment pozitiv”, teksa shton se është i mirëpritur nga shqiptarët.
Gjekmarkaj u shpreh se nëse Blinken do të takohen me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, do t’i japë zemër SPAK të veprojë kundër Qeverisë.
Ai shtoi se opozita nuk e rrezikon SPAK, por pushteti absolut, i cili sipas tij, mund të shndërrohet në armikun e Prokurorisë së Posaçme.
“Mendoj që çdo zyrtar që vjen nga SHBA është i mirëpritur dhe duartrokitur nga shqiptarët. Vizitën e Blinken e shoh si moment pozitiv për Shqipërinë dhe çdo koment do të ishte i tepërt.
Nuk e di axhendën e Blinken, nëse do të takoj Dumanin do ti japë zemër SPAK të veprojë kundër qeverisë dhe ta mbrojë nga qeveria. Nuk është opozita që e rrezikon SPAK por pushteti i cili është absolut që mund të shndërrohet në armikun e tij. Nëse kjo ndodh, ka informacion që ka presion mbi SPAK”, tha Gjekmarkaj.
/f.s
So ka mundesi qe cdo parasailing i assistant profesorit i dalin te gjitha paradhikimet!