Për avokatin Idajet Beqiri, bashkimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën, është kryer mes presionesh.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se Bardhi do t’i hapte Nokës dosjen e Gjirit të Lalëzit, ku ky i fundit ka ndërtuar një vilë, me vlerë dy milionë euro.
Por Beqiri shtoi se Bardhit iu bë presion për vrasjen e Pjerin Xhivanit në Elbasan, pasi sipas tij, deputeti demokrat është bashkëpunëtor në vrasje.
“Të jeni të bindur për një gjë, bashkim rreth Berishës, është bashkim njerëzish me dosje. Berisha po nuk pati dosje, pra po nuk qenë ata, ose ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, njerëz të korruptuar, ai nuk të afron. Po patjetër, ai është bashkëpunëtor në vrasje, ai bën pjesë në organizmin e asaj vrasjeje, e udhëhiqte Bardhi për interesa shumë të dobëta, për të fituar disa vende më shumë në parlament. Ka edhe vepra te tjera penale të tij.
Bardhi, megjithëse i ka bërë presion Flamur Nokës për t’i hapur dosje, ka dosjen e vilës së Gjirit të Lalëzit, e bërë me para të pista nga Flamur Noka, afërsisht 2 milionë euro, premtoi Bardhi që do ta hapte, e caktoi edhe vendin, por pasi iu bë presion me vrasjen në Elbasan, me bisht u tërhoq.
Flamur Noka, është bërë bishë e tërbuar, është gati edhe jetën ta japë, ta mbrojë Berishën kundër SPAK, pasi e ka radhën ai. Punë ditësh, do shikoni kallëzimin penal per Nokën. Është i molepsur në krim. Ata duan të rrinë bashkë me qëllim që të durojnë godjtjet që do të japë SPAK. Nuk ka më të pandëshkueshëm”, theksoi avokati.
/f.s