Sheki Useini ka folur në ‘Vizion+’ për vendet e shenjta, fuqinë që kanë këto vende dhe energjinë që përcjellin.
Mjeshtri i meditimit ka veçuar një qytet të Shqipërisë për energjinë më të fuqishme në nivel shpirtëror dhe bëhet fjalë për Beratin.
“Berati ka një energji të jashtëzakonshme, të shenjtë dhe shëruese. Ndjen një harmoni të brendshme. Nis të ndryshoj mindset-i. Ndihesh i relaksuar, frikërat që ke në përditshmëri të duken absurde. Është një vend shumë i fuqishëm në nivel shpirtëror”, shprehet ai.
Ndërkohë i pyetur për Tiranën, Useini u shpreh se në Tiranë ka gjetur energjinë më të mirë, krahasuar me kryeqytetet e tjera të rajonit. Dhe në këtë rast ai u shpreh se energjinë e bëjnë njerëzit dhe jo vendi.
/a.r