Dy motra shqiptare që jetojnë në SHBA kanë dalë para gjykatës pasi akuzohen për trafik droge.
28-vjeçarja Jonida Aliçka dhe motra e saj 26-vjeçare Denisa, u prangosën nga policia pas kontrollit në apartamentin e tyre. Mësohet se dy motrat kanë marrë pjesë në një aktivitet të trafikut të drogës.
Prokurorja e çështjes e përshkroi jetën e tyre si ekstravagante, duke përfshirë apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Majemi dhe Los Anxhelos, si dhe makina të shtrenjta. Denisa Aliçka çdo muaj paguante qira për apartamentin e saj 1 235 dollarë, transmeton Shekulli.
Agjenti special i FBIsë, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland. Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.